Kriza politike, ambasadori i BE-së apel palëve: Përfshihuni në dialog!

Kriza politike, ambasadori i BE-së apel palëve: Përfshihuni në dialog!

317
0

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka bërë ditën e sotme sërish thirrje për dialog mes palëve politike.

Soreca nënvizoi se mbi 91% e popullit shqiptar kërkon hapjen e negociatave me BE

“Ju kemi kërkuar partive që të përfshihen në dialog. E kemi bërë gjithmonë dhe janë të shumta thirrjet tona për dialog. Dialogu duhet të fillojë nga diçka specifike si përshembull Reforma Zgjedhore, e cila do të sillte diçka shumë të rëndësishme për qytetarët e Shqipqrisë. Dua t’ju kujtoj që 91% e popullit shqiptar duan që të bashkohen me BE”, tha Soreca në një prononcim për gazetarët pas nënshkrimit të marrëveshjes IPA me KE.