Lajme

Kriza financiare nga koronavirusi, bien ndjeshëm vlerat e futbollistëve

By vizional

April 09, 2020

PSGPortali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në merkato. Askush nuk i ka shpëtuar krizës dhe yje si Messi, Mbappe e Neymar kushtojnë më pak.

Kriza financiare në futboll për shkak të emergjencës së koronavirusit ka patur efekt të menjëhershëm edhe te vlerat e futbollistëve në merkato.

Portali i njohur “Transfermarkt”, nga ku referohet e gjithë bota në lidhje me çmimet e lojtarëve ka publikuar listën më të shtrenjtëve të globit dhe uljen e çmimit të tyre në merkato. Askush nuk i ka shpëtuar krizës dhe yje si Messi, Mbappe e Neymar kushtojnë më pak.

Mbappe, Sancho dhe Aleksander-Arnold janë ata që kanë pësuar uljen më të vogël të vlerës në merkato. Të tre në merkaton e ardhshmë do të kushtojnë 10% më pak se më parë, teksa ylli i PSG është ende lojtari më i shtrenjtë në glob. Tetë të tjerët kushtojnë 20% më pak se më parë, përfshirë edhe Neymar, që këtë verë me shumë mundësi do kthehet në Barcelonë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë deri në fillimin e merkatos por shifra mbi 200 milionë euro për të blerë vetëm një futbollist tani duket e paimagjinueshme.