Kritiku ndaj Medias, Edi Rama njeh vetëm pjesën e pasur te gazetareve...

Kritiku ndaj Medias, Edi Rama njeh vetëm pjesën e pasur te gazetareve dhe jo armatën e keq-paguar te tyre!/ Nga Artur Nura

491
0

Kryeministri Edi Rama duke folur në konferencë “Media në Ballkanin Perëndimor” ku mori pjesë edhe komisioneri Jonahes Hahn u shpreh me nota të ashpra kritike për Median në Shqipëri. “Në media gjenerohet pasuri e tejskajshme”, tha Kryeministri. Po kështu sipas tij, media e ka humbur fisnikërinë dhe janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun. “Jam sa besimplotë aq dhe pesimist për të ardhmen e aferme të medias për shkaqe që janë në sytë e të gjithëve edhe për arsyen se nuk po del një gjenerate njerëzish në media që përmbushin kritere e parime që i kanë bërë medias e njohura shtylla mbrojtëse të demokracisë. Me armën e lirisë nuk mund të vrasës lirinë e tjetrit”, deklaroi Kryeministri.  Por, Edi Rama harron se është kryeministër ne vitin e peste ne Shqipëri dhe se, ka patur detyrim moral dhe ligjor te punoje qe pjesa in-formale e Medias shqiptare, gazetare, operatore, teknike, te legalizoheshin dhe te mos ishin te tille. Kryeministri Edi Rama harron se njeriu dikur me afër tij Koco Kokedhima, ka borxhe te panumërta ndaj gazetareve për pune te pa-paguara akoma edhe sot e kesaj dite. Rama harron qe duhet te ishte qeveria “Rama 1” dhe institucionet qe ai drejton qe do te duhej te kishin punuar qe këta gazetare te ishin paguar dhe qe edhe stafet e tjera qe janë ne “ilegalitet”, pa sigurime, te mos ishin te tille dhe jo, te punonte si ta kish mire me pronaret e Mediave dhe si e si ti kontrollonte fjalën dhe shkrimet e këtyre gazetareve. Ai, Edi Rama pra, gjeti dhe forcoi me shume realitetin Mediatik ku gazetaret e mire paguar, te cilët shkojnë nga anon pushteti fianciar, te shkruajnë dhe opinionojne sipas pagesave te një sistemi te pa-drejte. Dhe sot kur ata te mire-paguarit, për arsye te ngjashme me te sipërpërmendurat nuk jane ne krahun e tij personal politik , ai bën kritikun, ne vend qe te beje autokritike qe nuk ka bere detyrën e tij ndaj nje Media mire funksionale dhe te lire e cila kurresesi nuk eshte kazan! Ai sot kësaj dite njeh vetëm ata gazetare te cilët i ka bere edhe deputete dhe qe kane pasuri deri te pajustifikueshme, por nuk njeh aspak armatën e madhe te gazetareve te keq paguar qe nuk u dalin leket qe marrin për te mbijetuar me dinjitet…!