Vellai i viktimes, momenti kur meson se i kane vrare te motren
Krimi makabër i ndodhur ditën e sotme në Babicë të Vlorës, ku burri vrau gruan ishte një vrasje e paralajmëruar.
Kjo, nisur nga fakti që autori Lavdosh Sulo ishte denoncuar edhe më herët nga bashkëshortja e tij, tashmë mbetur viktimë, për ushtrim dhune në familje.
Konkretisht në vitin 2012 Sulo, ka qenë i proceduar penalisht. Mësohet se çifti kishte grindje të shpeshta në familje të cilat çuan deri në aktin tragjik, ku humbi jetën Laureta Sulo. Kujtojmë se 56-vjeçari e ka qëlluar me thikë, çekiç e më pas me levë duke i shkaktuar vdekjen bashkëshortes së tij. Ndërkaq grupi hetimor i cili ndodhet në vendngjarje po vijon hetimet për të zbuluar detaje të reja.
Laureta Sulo, la pas dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.