Kreu i prezencës së OSBE, Borchardt: zgjedhjet e 25 qershorit, inkurajoj KQZ...

Kreu i prezencës së OSBE, Borchardt: zgjedhjet e 25 qershorit, inkurajoj KQZ të marrë të gjith hapat e nevojshëm

445
0

Kreu i prezencës së OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt theksoi se vëzhguesve duhet tu jepet më shume të drejta vezhgimi. “Eshtë rritur numri i vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë, prezenca e tyre mund të forcojë procesin. Që në 2009 vëzhguesit kanë ngritur problematika për korrupsionin zgjedhor”-tha Borchardt. Ndërsa kreu i KQZ, Klement Zguri vuri theksin tek procesi i numërimit të votave. “Numërini i votave, nxjerrja e tabelës përfundimtare vonon nxjerrjen e rezultatit. U bëj apel të gjithë faktorëve të tregojnë përgjegjësi maksimale që ky proces të përfundojë brenda afatit Ligjor”-tha Zguri. Këto deklarata u bënë gjatë konferencës “Vëzhgimi vendor i numërimit të votave”.