Kreu i KQZ, Zguri: Liderët politik të punojnë për të shmangur...

Kreu i KQZ, Zguri: Liderët politik të punojnë për të shmangur incidentet

345
0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri apeloi liderët politik të çdo subjekti të punojnë për të arritur standardet në zgjedhjet e 25 qershorit duke shmangur incidente apo tensionet, si dhe të rrisin besimin e simpatizantëve e çdo shqiptari tek procesi zgjedhor. Në një deklaratë për shtyp nga KQZ, Zguri kërkoi edhe mos përfshirjen e agjencive ligjzbatuese politikisht në fushatë por të veprojnë me transparencë për zbardhjen e plotë të çdo incidenti. Sipas Zgurit është shumë e rëndësishme të arrijmë standardet zgjedhore, si element për përshpejtimin e proceseve integruese në familjen europiane. Ai theksoi se duhen përmbushur rekomandimet e OSBE­/ODHIR. “Zbardhja e plotë e shpejtë dhe me transparencë e çdo incidenti do të nxirrte në pah të vërtetën e do të shmangte çdo keqpërdorim të tyre. Legjislacioni në fuqi e përcakton në mënyrë të qartë rolin e çdo institucioni në proceset zgjedhore dhe në mënyrë specifike të institucioneve me rëndësi të veçantë me qëllim që veprimtaria e tyre të mos bëhet pengesë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të drejta, transparente e demokratike”, deklaroi Zguri.