Kreu i Këshillit shqiptaro-amerikan,Haxhi Dauti: Të jemi njëzëri në thirrjen ndaj partive...

Kreu i Këshillit shqiptaro-amerikan,Haxhi Dauti: Të jemi njëzëri në thirrjen ndaj partive shqiptare në Mal të Zi!

692
0

Zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 30 gusht në Mal të Zi, kanë rëndësi të vëçantë, sidomos për shqiptarët në këtë shtet. Dhe reagimet e diasporës shqiptare vazhdojnë të jenë të vazhdueshme. Një numër i madh shoqatash dhe organizatash, te Komunitetit Shqiptar në Amerike me prejardhje nga Mali i Zi, u kanë bërë thirrje të gjithë spektrit politik shqiptar të mbështesë dhe miratojë një platformë dhe një listë të vetme bashkëpunimi me qëllimin final atë të unifikimit dhe përfaqësimit të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit. Por ky qëndrim, pra kjo thirrje vetëm nga këto organizata shqiptare me prejardhje nga Mali i Zi, duke lënë jashtë pjesën tjetër të komunitet shqiptar nuk është pritur mirë nga personalitete dhe përfaqësues me kontribut në Amerikë. Një reagim për këtë situatë vjen nga Haxhi Dauti, strugani që aq shumë po bën për çështjen kombëtare në Amerikë, aktualisht Kryetar i Këshillit Shqiptaro-Amerikan.

Reagimi i zotit Haxhi Dauti

Koalicioni i shoqatave te bashkuar Shqiptare ketu ne SHBA po vepron sipas interesave te caktuar ! Sipas gazetes Dielli koalicioni I ben thirrje partive Shqiptare ne Mal te Zi te bashkohen ne votimet qe do te mbahen me 30 Gusht . Qe esht dicka hynore ! Por ndihem pak i thyer ! Se un mendoja se te gjitha shoqatat Shqiptare ne SHBA qe jan pjes e koalicionit te jen transparent dhe te nji zeri keshtu e kuptova ne mbledhjen e fundit qe e patem ne Bronx . Tani ne ket deklarat qe sa po e lexova tek gazeta Dielli jan pjestar vetem shoqatat nga pjesa Shqiptare te Malit te Zi . Kurse kur hasim probleme ne Shqiperi dhe Kosov ater ftoen te gjitha Shoqatat te jen pjes e koalicioni te marrin pjes qoft ne demostrata, Ivente apo kur shkruajn nji leter Shpis te Bardh.

Por si u be ! Ne Maqedonin e Veriut sa u mbajten votimet ! Pse koalicioni nuk beri thirrje organizatave Shqiptare ketu ne SHBA te dalin me nji deklarat per bashkimin e gjith partive politike Shqiptare ne Maqedonin e Veriut !

Cfar do bejm tani do te ndajm komunitetin ne krahina ! Shum mir, ju lumt!!!