Kreu i KE, Donald Tusk konferencë me Ramën: Negociatat, garë me pengesa

Kreu i KE, Donald Tusk konferencë me Ramën: Negociatat, garë me pengesa

314
0

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk po viziton sot Tiranën në kuadër të një turi një javor në Ballkan. Pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, ata kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp. “Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit duhet të jenë të integruara në BE. Unë jam në krahun tuaj dhe shpresoj ta shoh Shqipërinë të çelë negociatat, ku mund të them se do jetë garë me pengesa dhe jo autostradë…”, tha ai. “Tani, sfidë është bindja e të gjitha vendeve në qershor për çeljen e negociatave”, deklaroi Tusk. “Unë zakonisht jam i kujdesshëm, por them se jam optimist. BE është investuesja më e madhe për të gjithë rajonin”, shtoi me tej, Presidenti i Këshillit Evropian.