Krenar Brahimmuço, alternativa e duhur për qytetarët e Vlorës

Krenar Brahimmuço, alternativa e duhur për qytetarët e Vlorës

1127
0

Nga Eglantina Alliaj  

Krenar Brahimmuço, kandidati me potenciale të mëdha intelektuale dhe njerëzore, vjen në këto zgjedhje parlamentare si alternativa e përsosur dhe e besuar për qytetarët e Vlorës nën siglën e “LIBRA”. I mirënjohur nga qytetarët vlonjatë për kontributin e tij në jetën sociale dhe shoqërore, si dhe për angazhimin e tij në çështje të prekshme për komunitetin, zoti Krenar Brahimmuco në këto zgjedhje parlamentare është kandidati i duhur për qytetin. Ai ka një apel për të gjithë votuesit: që të mendojnë mirë se ku do ta hedhin votën e tyre, duke rikujtuar gjendjen ekonomike, faturat e larta, varfërinë, papunësinë etj. I njohur për cilësitë dhe vetitë progresiste që ai zotëron, forca politike “LIBRA”, i besoi përfaqësimin në këtë qark. Arsyet pse ka pranuar ti hyj politikës, si e ka pritur ftesën, sa mbështetje ka LIBRA në këtë qytet, dhe cili është këndvështrimi i tij për shumë çështje që prekin jetën e komunitetit, ju ftoj të lexoni intervistën e zotit Brahimmuço dhënë për portalin e lajmeve “vizion.com.al”

    Zoti Brahimmuco ju jeni kandidat për deputet i “LIBRA” në qarkun e Vlorës, jeni i pari në listë. Nga ju erdhi ftesa për të kandiduar dhe si e pritët?

 Ndryshe nga formacionet e tjera politike tek “LIBRA” vendos bërthama dhe jo kryetari i partisë, si rezultat bërthama “LIBRA” Vlorë, vendosi me votë për të qenë unë i pari në listë. Natyrisht që e mirëprita për vlerësimin që më bënë, por dhe më jep më shumë forcë dhe përgjegjësi për të luftuar për zhvillimin dhe përmirësimin cilësor të jetës së qytetarëve.

 “LIBRA” është një parti e re. Çfarë e dallon këtë formacion të ri politik nga partitë ekzistuese ?

 Është e vërtetë që “LIBRA” është parti e re, por dallimi është se kjo parti nuk është as e majtë apo e djathtë, ajo është  e qendrës. Ndryshim tjetër është se LIBRA është e vendosur për një demokraci direkte, me referendume më të shpeshta, është për zgjedhjen e presidentit nga populli, zgjedhje elektronike dhe një parlament me 100 deputet, jo vetëm për faktin se kursejmë fonde të taksapaguesve, apo për shkak se jemi një nga vendet që kemi më shumë deputet për frymë, por kryesorja është që rritet cilësia e përfaqësuesve të popullit nëpërmjet një konkurence më të fortë dhe më të ndershme. 

Fotografia e Krenar Brahimmuço

Cilën shtresë të shoqërisë shqiptare do të përfaqësoni në parlamentin e ardhshëm ? 

Në parlamentin e ardhshëm do të përfaqësoj e mbrojë shtresën e varfër që janë në mjerim ekstrem, të paktën 400 – mijë shqiptarë si dhe shtresën e mesme. 

Sa mbështetje ka kjo parti në Vlorë ?  

Ndoshta është parti shumë e re, por çdo ditë mbështetja është më e madhe edhe pse jemi në fushatë zgjedhore antarësimet, sidomos të rinjtë, po shtohen me ritme të larta, pra mbështetja është më e madhe dhe e kënaqshme, sepse qytetarët shikojnë realizimin e shpresës së tyre tek LIBRA. Ne jemi “lista e barabartë”- partia e të gjithë qytetarëve. 

 Fotografia e Krenar Brahimmuço

Për të gjithë votuesit që nuk ju njohin, kush është Krenar Brahimmuço ?

 Krenar Brahimmuço, i biri i Muços, është lindur në Vlorë më 31/07/1960 , në lagjen 28 Nentori. Si të gjithë bashkëmoshatarët e tij u rrit në një edukim moral dhe patriotik në këtë qytet, veti këto te cilat i zotëron më të theksuara dhe sot. Shkollën fillore dhe tetë vjeçare e ka kryer tek shkolla e muzikës Naim Frashëri, të mesmen e ka kryer tek shkolla industriale dhe të Lartën plus masterin për degën Menaxhim Biznesi tek universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”.Shumë i njohur në qytetin e Vlorës, si person korrekt dhe i edukuar, i shoqërueshëm dhe kërkues për zhvillimin e shoqërisë, marrëdhënie këto të cilat konstatohen gjatë gjithë kohës nga njerëz të shumtë , me të cilët e ka lidhur shoqëria, ambientet e shkollës, ambientet e punës dhe farefisnia etj… Me ardhjen e demokracisë në vitin ’91 u largua në shtetin Italian (si te gjithe emigrantet e asaj kohe), por jo për shumë vite, sepse hapi në Vlorë biznesin e tij privat të cilin e zotëron dhe sot.

Fotografia e Krenar Brahimmuço

Eksperienca e gjatë e punës, sidomos në biznes e ka kalitur më shumë në luftën kundrejt padrejtësisë , korrupsionit dhe me ambientin e keq në tërësinë e vet në Shqipëri si dhe në marrëdhëniet e këqija që ekzistojnë midis institucioneve shtetërore dhe qytetarëve. I motivuar dhe i pandalur për të dhënë kontributin e tij për të ndryshuar të gjitha çka më lart përmendim si dhe në veçanti cilësinë e jetës të qytetarëve, forca politike LIBRA i besoi përfaqësimin e saj dhe të qytetarëve të Vlorës Z.Krenar Brahimmuço për cilësitë dhe vetitë progresiste që ai zotëron. Me besimin e padiskutueshëm që me zgjedhjen e tij do të jenë të shumta ndryshimet në sektorë të ndryshëm në favor të qytetarëve, por dhe rritja e ndjenjës patriotike tek të gjithë. Gjithashtu me besimin që do të rikthejë dinjitetin tek të gjithë qytetarët. 

Fotografia e Krenar Brahimmuço

Cili është mesazhi juaj për votuesit dhe opinionin publik? 

Është momenti më kritik për të gjithë qytetarët, që duhet ta mendojnë mirë dhe shumë më mirë votën e tyre le të kujtojnë 27 vitet e premtimeve dhe gënjeshtrave që u janë thënë shumë gjëra të mira dhe kanë marrë, më shumë varfëri (45.5% ), kanë marrë më pak shërbim shëndetësor, më pak shërbim arsimor. Kanë marrë çmime më të larta të energjisë elektrike, të hidrokarbureve dhe të produkteve ushqimore, kanë marrë më pak siguri për jetën, është rritur më shumë korrupsioni, më pak drejtësi dhe shume demagogji, pra, në të gjithën një jetë më shtrenjtë dhe të pasigurt. Ju bëj thirrje të gjithëve të votojnë për një Shqipëri të konsoliduar, për një ekonomi më të mirë, për një standarte jetese më të lartë. Të luftojmë konceptin që Shqipëria nuk bëhet, por duhet ta bëjmë me çdo kusht. Ky është vendi ynë, kjo është perspektiva jonë. Ky është edhe qëllimi që LIBRA ka, në 25 Qershor shpreheni me votë. VOTO 18  

 Fotografia e Krenar Brahimmuço