Krasta-gjirokastritëve: Jepjani votën pa menduar dy herë Bledi Çuçit

Krasta-gjirokastritëve: Jepjani votën pa menduar dy herë Bledi Çuçit

384
0

Moderatori i Top Channel, Adi Krasta, u ka bërë thirrje gjirokastritëve të votojnë për Bledi Çuçin. Deklarata u bë në fund të një interviste direkte, që Krasta pati me Cucin në emisionin “E Diell”. Në fund të Intervistës Krasta tha se kam dhe unë një mesazh për gjirokastritët. Jepjani votën pa menduar dy herë Bledi Çuçit pasi është korrekt, rezultativ dhe i ndershëm, tha ai. Deklarata e Krastës pasoi rrëfimin e Çuçit për eksperiencën personale në politikë dhe në Partinë Socialiste, sfidën e tij për reformën territoriale dhe lidhjet e tij me trevat e Jugut, sidomos Gjirokastrën dhe Përmetin. Krasta njihet si një nga personazhet e ekraneve shqiptare, kritik me qeverinë Rama.