KRAHASIMI, SI KA DEGRADUAR MUZIKA DHE SHOQËRIA SHQIPTARE BRENDA DY DEKADASH

KRAHASIMI, SI KA DEGRADUAR MUZIKA DHE SHOQËRIA SHQIPTARE BRENDA DY DEKADASH

883
0

ddddd0dff46ee91412728d4c007f2478_lNë rrjetet sociale është duke qarkulluar krahasimi i dy tekste këngësh, të vitit 1994 dhe 2016, çka tregon për një degradim të muzikës dhe për rrjedhojë edhe të gjithë shoqërisë shqiptare.

Autorët kanë përzgjedhur tekstin e këngës “Afrohu” të grupit Ritfolk, një hit i vitit 1994, për ta vënë përballë hitit të ditës së sotme, “Ajo”, e kënduar nga Getoar Selimi dhe Majk. Nëse në rastin e parë kemi të bëjmë me një poezi, në të dytin nuk ka shumë për të thënë, vetëm se në “Youtube” numëron  25 milion klikime.

Në të vërtetë, nuk është vetëm kënga “Ajo”, por në shumicën e rasteve, tekstet e këngëve sot flasin për dhunën, paratë, luksin, nënshtrimin e gruas dhe seksin. Ky është një fenomen që ka përfshirë si Shqipërinë ashtu edhe Kosovën.