KQZ voton unanimisht kundër heqjes së mandatit të Tom Doshit

KQZ voton unanimisht kundër heqjes së mandatit të Tom Doshit

365
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i mbledhur mesditën e së mërkurës, votoi unanimisht kundër vendimit “për të shpallur të pavlefshëm përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit të Kuvendit, Tom Doshi”. Kryetari i KQZ-se, Klement Zguri, deklaroi se vendimi hyn në fuqi menjëherë, ndërsa kundër tij mund të bëhet ankimim brenda 45 ditëve në Gjykatën Administrative  të shkallës së parë, Tiranë. Ky vendim i KQZ-së i hap rrugën kandidimit për deputet te  Tom Doshit, i cili nga sot, nuk ka asnjë pengesë ligjore. Vendimi i institucionit zgjedhor erdhi pas kërkesës së Prokurorisë, sipas së cilës, deputeti Doshi, që në zgjedhjet e 25 Qershorit do të garojë nën siglën e Partisë Socialdemokrate në Shkodër, ka pasur një dënim në gusht të vitit 1990, dhe që sipas organit te akuzes bën pjesë në listën e dënimeve që preken nga ligji i Dekriminalizimit. Por, siç u konstatua dhe nga anëtarët e KQZ-së, periudha që ka kaluar shërben për rehabilitimin e deputetit Doshi. Gjate diskutimeve rezultoi se vepra penale e kryer prej tij është shfuqizuar dhe se i pandehuri është rehabilituar dhe se dënimi nuk bën pjesë në sferën e veprave që preken nga ligji i Dekriminalizimit.