KQZ miratoi shpërndarjen e mandateve në 10 qarqe të vendit

KQZ miratoi shpërndarjen e mandateve në 10 qarqe të vendit

367
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet për shpërndarjen e mandateve, në 10 qarqe të vendit, si qarku Vlorë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Durrës dhe Dibër. Për shpërndarjen e mandateve, Qarku Vlorë, KQZ vendosi të shpërndajë mandatet për partitë politike në zonën zgjedhore qarku Vlorë; Partia Socialiste 8 mandate, Partia Demokratike 3 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat. Për qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike 5 mandate,. Partia Socialiste 4 mandate,Partia Social Demokrate e Shqipërisë 1 mandat dhe Lëvizja Socialiste për Integrim 1 mandat. Për qarkun e Lezhës Partia Socialiste 3 mandate,Partia Demokratike 3 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat. Për qarkun e Kukësit, Partia Demokratike 2 mandate dhe Partia Socialiste 1 mandat. Për qarkun e Korçës, Partia Socialiste 6 mandate, Partia Demokratike 4 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat. Për qarkun e Gjirokastrës Partia Socialiste 3 mandate, Partia Demokratike 1 mandat dhe Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat. Për qarkun e Fierit Partia Socialiste 10 mandate, Partia Demokratike 4 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 2 mandate. Për qarkun e Elbasanit Partia Socialiste 7 mandate, Partia Demokratike 3 mandate,Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 2 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 2 mandate. Për qarkun e Durrësit Partia Socialiste 8 mandate,Partia Demokratike 4 mandate dhe Lëvizja socialiste për Integrim 2 mandate. Për qarkun e Dibrës Partia Socialiste 2 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1 mandat dhe Lëvizja socialiste për Integrim 1 mandat. Gjithashtu, KQZ shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak në qarkun Tiranë, Bashkia Kavajë,  Ermal Durim Çaça dhe Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, Anxhela Myrtezan Kokomeci.