KQZ i ndalon kandidimin Fredi Belerit, reagon Athina zyrtare

KQZ i ndalon kandidimin Fredi Belerit, reagon Athina zyrtare

355
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka ndaluar kandidimin Fredi Belerit në zgjedhjet e 30 qershorit si kandidat i pavarur në Bashkinë e Himarës, pasi është gjetur në shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

 

Në vitin 1999, Gjykata e Athinës e ka dënuar me 18 muaj burg për mbajtje pa leje të armës. Nga ky dënim, ai nuk ka kryer burg. Ndërsa në vitin 2006, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 3 vjet burg për thirrje urrejtjeje nacionaliste. Edhe për këtë vendim nuk ka kryer burg.

 

Për këtë vendim të KQZ-së ka reaguar Athina zyrtare. Ministria e Jashtme greke thotë se me shqetësim po ndjekim vendimin e KQZ-së që nuk pranoi kandidaturën e Kryetarit të Omonias për Himarën.

 

 

 

Athina thotë se nuk ka bazë ligjore, ndërsa po ndjek zhvillimet.

 

“Jemi të gatshëm të mbështesim përfaqësuesit e minoritetit”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke./