KQZ apel drejtuesve të administratës: Mos pengoni komisionerët zgjedhorë

KQZ apel drejtuesve të administratës: Mos pengoni komisionerët zgjedhorë

325
0

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve i bëri sot thirrje të gjithë drejtuesve të administratës publike, që të mos krijojnë pengesa artificiale ndaj komisionerëve zgjedhorë, të cilët janë në marrëdhënie pune. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, ngriti sot shqetësimin për pengesat që i po i shkaktohen komisionerëve zgjedhorë, që janë pjesë e administratës. “KQZ ashtu si në Kodin Zgjedhor edhe në VKM nr. 473 të datës 1.06.2017, angazhimin si komisionerë të KZAZ-ve, KQV-ve apo GNV-ve, nuk e konsideron angazhim për qëllime politike apo elektorale, por e konsideron vetëm si një angazhim administrativ”, thuhet ne deklaraten Komisionit Zgjedhor. Pranë KQZ-së, tha zedhenesja, kanë ardhur shqetësime lidhur me vonesat në dhënien e lejeve për nëpunësit e emëruar si komisionerë zgjedhorë, me vendim të KQZ-së, të cilët kanë depozituar kërkesa pranë burimeve njerëzore të institucioneve ku ata punojnë dhe nuk po marrin përgjigje. Vonesa e këtyre përgjigjeve, mos dhënia e lejeve për të ushtruar funksionin e komisionerit zgjedhor po pengon administrimin e procesit zgjedhor, pasi komisionerët nuk mund të kryejnë detyrat e tyre të ngarkuara nga Kodi Zgjedhor. Pa komisionerë nuk mund të ketë zgjedhje, ndaj drejtuesit e administratës shtetërorë duhet të jenë përgjegjshëm dhe të mos bëhen pengesë. Nëse kjo situatë problematike e krijuar vetëm për 720 komisionerët e KZAZ-ve, vijon edhe për rreth 37 mijë komisionerët e Komisioneve te Qendrave te Votimit dhe Grupeve te Numerimit te Votave, procesi zgjedhor rrezikon të futet në kolaps. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën thirrje të gjithë drejtuesve të administratës publike, që të reagojnë menjëherë pas këtij apeli të KQZ-së, dhe të mos krijojnë pengesa artificiale të cilat cënojnë procesin zgjedhor, perfundon deklarata.