Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takim anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi, i cili u shkarkua ditën e djeshme nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit për probleme me pasurinë.
Takimi ka të bëjë me situatën e tesionuar që është krijuar në gjykatën Kushtetuese, në kohë kur vettingu dogji anëtarin e dekretuar nga Presidenti. Pas takimit, pritet që presidenca të japë një sqarim zyrtar.
Ndërkohë kujtojmë se Muçi tha dje se nuk do ta lirojë karrigen e tij si anëtar i Kushtetueses dhe ditën e sotme i dërgoi një letër kësaj të fundit ku kërkonte që të jepte një vendim lidhur me emërimin e tij. Edhe Meta mbështeti Besnik Muçin dhe e quajti antikushtetues vendimin e KPA-së.