Kosovarja shënon në Kupën e Botës dhe feston me shqiponjën

Kosovarja shënon në Kupën e Botës dhe feston me shqiponjën

500
0

Kosovare Asllani ka shënuar një nga dy golat e Suedisë në fitoren ndaj Kilit në Kupën e Botës për femrat.

Kupa e Botës në kategorinë e femrave ka filluar, dhe Suedia ka shënuar fitoren e parë në fazën e grupeve.

Merita të mëdha në këtë fitore, pati vajza me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, që shënoi golin e epërsisë në minutën e 83’-të.

Ky sukses i Kosovares, është përshëndetur nga një tjetër ish futbolliste nga Kosova, Fatmire Alushi –Bajramaj.

Fatmirja në Instagram ka publikuar një fotografi të Kosovares, e cila pastaj e ka shpërndarë në llogarinë e saj, duke i shtuar edhe simbole shqiptare, përfshirë edhe flamurin e Kosovës.