Aktualitet

“Kosova”, Rama në Kuvend: Mbajtëm qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit

By vizional

October 12, 2023

Kryeministri Edi Rama insiston se ka mbajtur qëndrimin e duhur për çështjen e marrëdhënies Kosovë-Serbi pas ngjarjes së rëndë në Banjskë.

Ndërsa kundërshtoi deputetin demokrat, Kreshnik Çollaku, i cili e thirri në interpelancë, kreu i qeverisë theksoi se qëndrimi i Shqipërisë ishte parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve të BE-së.

 

Deputeti i PD-së, i pozicionuar krah grupimit të Bashës kërkoi interpelancë me kryeministrin Edi Rama duke kundërshtuar komentet e tij pas ngjarjes në Banjskë dhe përmbajtjes së rezolutës për Kosovën.

 

 

Rama: Si një bojë që shpërtheu si një forcë tronditëse, prej kohësh tashmë prodhohet tensioni që kthen mbrapsht procesin e dialogut, zhvillimi pas shpërthimit kishte pamjen e një materiali arkivor nga lufta e ish Jugosllavisë grumbullimi ishte si një ftesë, për të prodhuar alibi aluçinante, fundi ishte shembullor falë veprimeve të forcave të sigurisë të cilat nuk ranë në kurthin e ngritur me një gjakftohtësi të përballueshme. Duke iu përgjigjur në mënyrën më të mirë dhe të drejtë të mundshme provokimit djallëzor, epilogu i ngjarjes shpallja e zisë kombëtare për kriminelët e eleminuar nga forcat e sigurisë së Kosovës pasi i morën jetën, ishte shëmbëlltyra. Aprovimi ia saj nga 27 vende anëtare përkoi proceduralisht dhe shpalljes së zisë kombëtare. Shqipëria është zëri më i respektua, Ishte manifestim pakënaqësie për të dhënë një mesazh të qartë mbi peshën e asaj ngjarjeje për normalizim mes dialogut, duhet të jetë e qartë se nuk bëmë një gjest konsumi, mbajtëm një qëndrim parimor dhe politik në funksion të nxitjes së Brukselit për një qëndrim të unifikuar të 27 vendeve. Pozicioni i dobësuar i Kosovës në sytë e BE dhe SHBA si dhe vetë viktimizimi i vetë Serbisë në ato sy falë dhuratave politike të marra nga gabimet e Prishtinës zyrtare e bëjnë jo të lehtë këtë përpjekje nga ana jonë, e kemi vijuar në çdo instancë. Puna është se në Tiranë dhe në Prishtinë ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja, nëse sot respektohet si të barabartë në çdo instancë dhe rrethanë vlerësohemi për dinjitetin.