Majlinda dhe Nora janë kualifikuar në çerekfinale të Lojërave Olimpike, duke triumfuar kundër Kocher në kategorinë -52 kg, respektivisht kundër Gnettos në kategorinë -57.
Majlinda Kelmendi e ka nisur mbarë rrugën drejt medaljes në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”, raporton Gazeta Express.
Kampionia Olimpike mundi zviceranen, Fabienne Kocher, kategoria -52 kg, për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Biletën për në çerekfinale siguroi edhe Nora Gjakova, që synon gjithashtu medalje në Lojërat Evropiane.
Gjakova kishte punë të vështirë me francezen, Priscilla Gnetto, por falë përvojës arriti të triumfojë në fund.
Në anën tjetër, në Pingpong, Fatih Karabaxhaku është eliminuar që në rundin e parë, duke u mposhtur nga holandezi, Ewout Oostwouder.
Fatih Karabaxhaku në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”
Derisa gjatë ditës do të garojnë në boks Patriot Behrami me Marko Zeljko (Kroaci), kategoria -69 kg dhe Ardit Delijaj vs Gor Nersesyan (Armeni), -81 kg