Lajme

Kosova 12 vite shtet, sot festohet Dita e Pavarësisë

By vizional

February 17, 2020

Në orën 15:28 të 17 Shkurtit të 2008, Kuvendi i Kosovës e shpalli atë shtet sovran të pavarur.

 

Republika e Kosovës feston sot ditëlindjen e saj të 12 dhe është njohur deri më tani nga 116 shtete.

 

Institucionet shtetërore kanë parashikuar disa aktivtete, duke filluar me ngritjen e flamurit nga dy udhëheqësit shtetëror, Kryeministri Albin Kurti dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

 

Më pas ata do të drejtohen për tek kompleksi memorial Adem Jashari, të varri i ish presidentit Rugova dhe të varri i veprimtarit Adem Demaçi për të vënë kurora lulesh. Ata do të vizitojnë gjithashtu Forcën e Sigurisë së Kosovës ku edhe do të iu drejtohen trupave të FSK-së me fjalë përshëndetëse.

 

Kuvendi do të mbajë një seancë solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë e cila do të drejtohet nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

 

Të pranishëm në seancë do te jenë edhe kryeministri Kurti, përfaqësues të familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislature dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. /