Koronavirusi ua prishi planet, çifti vendos të martohet ‘live’ në Facebook

Kishin vendosur që dasmën e tyre ta bënin në një ambient të hapur në natyrë, me shumë miq dhe të afërm, por Chris dhe Daphne Houjon koronavirusi ua prishi planet. SHBA është kthyer në vatrën më t madhe të koronavirusit në botë, ndaj martesa e tyre nuk mund të realizohej siç ata dëshironin, por çifti e ka gjetur zgjidhjen. Ata vendosën që ceremoninë ta realizonin “live” në Facebook, në mënyrë që të pranishëm të sihin edhe 250 miqtë e tyre. “Ne thjesht donim të martoheshim me çdo mënyrë, dhe thamë pse jo, një mundësi e mirë do të ishte “Live” në Facebook. Ishte një moment shumë i veçantë. Për të ruajtur traditën ne u veshëm në dhoma të ndryshme”, tha Daphne. Çifti kishte planifikuar që për muaj mjalti të vizitonin Bahamasin dhe Meksikën, por duket se ky udhëtim do të shtyhet për një datë tjetër, kur situata e krijuar nga koronavirusi të normalizohet.

 

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *