Koronavirusi në Shqipëri/ Deri tani 38 persona të infektuar me Covid-19, 2...

Koronavirusi në Shqipëri/ Deri tani 38 persona të infektuar me Covid-19, 2 persona në terapi intesive

382
0

Fillimisht infektimi nisi nga Tirana, ndërsa tani harta e të prekurve është zgjeruar edhe në qytet të tjera të vendit, megjithatë rekordin për të infektuar e mban kryeqyteti. Deri më tani 22 të prekur janë në Tiranë, 5 raste në Durrës (përfshirë edhe gruan që ndërroi jetë), 2 rast në Lushnje, 2 në Elbasan, 5 në Fier dhe 2 në Rrogozhinë.  Sakaq, Shqipëria është në izolim total.

TIRANË– Për vetëm 6 ditë, numri i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 38 33, ndërsa një 73-vjeçare nga Durrësi ka ndërruar jetë.  Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se mes të prekurve është edhe një mjek, ndërkohë që sot është zbuluar se 2 persona janë në gjendje më të rëndë, duke iu nënshtruar terapisë intesive. Ata janë një 66-vjeçar në Fier dhe një grua tjetër nga ky qytet, 61 vjeçe.

Fillimisht infektimi nisi nga Tirana, ndërsa tani harta e të prekurve është zgjeruar edhe në qytet të tjera të vendit, megjithatë rekordin për të infektuar e mban kryeqyteti. Deri më tani 22 të prekur janë në Tiranë, 5 raste në Durrës (përfshirë edhe gruan që ndërroi jetë), 2 rast në Lushnje, 2 në Elbasan, 5 në Fier dhe 2 në Rrogozhinë.  Sakaq, Shqipëria është në izolim total.

Ndërkohë në vend, Policia vijon kontrollet për të gjithë personat që sapo janë kthyer nga Italia. Ata që nuk janë në vetë-karantinim do të dërgohen forvërisht në banesa dhe mund të gjobiten.  Efektivët e Policisë kanë përpiluar një listë të plotë me të dhënat e tyre dhe pritet t’i kontrollojë edhe në banesa. Të gjithë qytetarët që kanë ardhur nga Italia duhet të izolohen në banesë për 14 ditë, në mënyrë që edhe në rast të infektimit të tyre, të mos e transmetojnë virusin tek ata që i rrethojnë.

Një tjetër person i dyshuar me koronavirus është dërguar në repartin Infektiv të QSUT-së në Tiranë. Bëhet fjalë për një burrë, ndërsa aktualisht nuk ka ende të dhëna mbi origjinën e tij. Në videon e siguruar nga gazetari i Abc News Maksi Rama duket momenti kur infermierja koordinon autoambulancën se ku të ndalojë dhe si duhet të nxirret i dyshuari me koronavirus. Ajo i drejtohet personave në autoambulancë me fjalët: Mos e hap derën!