Koronavirusi lë pa asnjë portier, ekipin skocez

Koronavirusi lë pa asnjë portier, ekipin skocez

421
0

Klubi i radhës i tronditur nga Koronavirusi është St Mirren. Skocezët u mposhtën ndeshjen e kampionatit ndaj Hamiltonit me rezultatin të  3 portierët që ekipi ka në dispozicion, Xhak Alnuick, Dean Lynes dhe Peter Urminski rezultuan pozitivë me COVID-19.

Drejtuesit kërkuan shtyrjen e takimit, por kjo gjë nuk u aprovua teksa zgjidhja emergjenti erdhi nga Hearts, klubi që garon në Championship.

Këta të fundit lejuan portierin e tyre Bobi Zlamal të largohej drejt St Mirren. Portieri çek e nisi si titullar sfidën ndaj Hamilton, por 34-vjeçari nuk ia doli të evitonte humbjen 0-3. Vlen të theksohet fakti se portier rezervë në këtë sfidë për St Mirren ishte 40-vjeçari Xhemi Langfill, që e ka lënë futbollin prej 3 sezonesh.