Koronavirusi detyron sërish Malumën të shtyjë koncertin në Tiranë, ja data e...

Koronavirusi detyron sërish Malumën të shtyjë koncertin në Tiranë, ja data e re e vendosur

408
0

Koronavirusi ka detyruar sërish Malumën që të shtyjë koncertin në Tiranë. Këngëtari kishte planifikuar të performonte në Shqipëri në datën 14 mars. Po planet e tij u anuluan për shkak të situatës së koronavirusi. Ai solli datë të re për mbajtjen e konceritit në atë periudhë, pasi u shpreh se i vinte keq për vendimin e marrë. Në një postim në Facebook, këngëtari aq i preferuar për femrat, tha se do performonte në datën 6 shtator.

Por duket se situate e koronavirusit e ka detyruar sërish këngëtarin që ta shtyjë koncertin. Në një njoftim të fundit në rrjetet sociale, këngëtari tregon se koncerti do të mbahet më 24 qershor të vitit të ardhshëm në sheshin “Nënë Tereza”.