Bota

Koronavirus, infermierja e rraskapitur pushon pas ndërrimit të turnit, fotoja simbol nga spitali i Cremonas

By vizional

March 09, 2020

Një infermiere e rraskapitur, pushon me kokën e mbështetur në një çarçaf mbi tavolinën e një kompjuteri, pas turnit të saj të punës. Koha e nevojshme për të rikuperuar pak energji dhe për tu kthyer në ballë të punës dhe për të luftuar koronavirusin.

Fotoja është bërë nga një mjek në brendësi të spitalit të Cremonas, një nga më të goditurat nga emergjenca e virusit, në pak orë është bërë simbol i luftës kundër koronavirusit.