Kopshti Botanik, Veliaj për Mynyr Konin: Mbledh 5 mijë lekshat e nuseve

Kopshti Botanik, Veliaj për Mynyr Konin: Mbledh 5 mijë lekshat e nuseve

336
0

 

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë për rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak po diskutohet çështja e Kopshtit Botanik, që i ka kaluar në pronësi bashkisë, ndërsa Universiteti i Tiranës e kundërshton një vendim të tillë.

Sakaq, Veliaj gjatë fjalës së tij u shpreh se Mynyr Koni mbledh 5 mijë lekshat e nuseve që bëjnë foto tek Kopshti Botanik.

“Që Mynyri të marrë 5 mijë lekshat e nuseve…Kam një pyetje kur u mblodh senati me të njëjtin zell për një shpikje të madhe që ka bërë shkenca, këta mblidhen vetën për pronat, për lekët e nuseve për fotografitë e nuseve të Kopshtit Botanik. Jam takuar disa herë me Mynyrin, dekanin, ata do të kenë mundësi që të bëjnë eksperimente aty. Ne kaluam të njëjtën peripeci, u bëmë gaz i botës te Bujqësori.”, tha Veliaj.