Aktualitet

Kontrolle të forta gjatë natës në autostradën Tiranë-Elbasan, policia thirrje shoferëve: Argëtohuni, por mos abuzoni (VIDEO)

By vizionc

November 23, 2019

Vijojnë kontrollet me radarë dhe punonjës të policisë rrugore gjatë natës në rrugën Tiranë-Durrës.

Edhe mbrëmjen e djeshme, policët kanë pikasur një automjet që ecte me 172 kilometra në orë.

Blutë raportojnë se 29 vjeçari nga Fieri, ishte argëtuar në Tiranë dhe po fluturonte me shpejtësi me justifikimin se po e prisnin në shtëpi.

Policia i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos abuzojnë.

Njoftimi i policisë:

Po ndodh në rrugën Tiranë-Durrës

Kontrolle me radar dhe policë, drejtuesve të automjeteve që automjetin e përdorin për të fluturiuar

172 km/h

Nëse vërtet besoni se sado mjet luksi te keni mund te fluturoni aq me keq ne kushte te lageshtires dhe me keq akoma te përdoresh dhe telefonin gjatë drejtimit të tij, ky nuk është “vetëbesim” por papërgjegjshmëri ndaj jetës tënde dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

29 vjeçari nga Fier, pasi ishte argëtuar në Tiranë po fluturonte me justifikimin se po e prisnin në shtëpi ????

Drejtues mjetesh: Argëtohuni, por mos abuzoni, mos shkelni rregullat e qarkullimit se ne rastin me te mire ju pret polici dhe radari duke ju gjobitur, me pezullim te Patentes e ne rastin me te keq ju pret aksidenti.

Monitorim, vëzhgim dhe masa ndëshkimi

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/449833409057393/

vi