Konkurrentja e “Për’puthen” i lë të gjithë pa fjalë, puth Andi Artanin...

Konkurrentja e “Për’puthen” i lë të gjithë pa fjalë, puth Andi Artanin në buzë! Ja komenti i tij

482
0

Jasmin Kadriu i la të gjithë pa fjalë dje në “Për’puthen Prime”, pasi shkëmbeu një puthje pasiononte, të papritur me Andi Artanin.

Kur u ul përballë Mevlan Shabës për të sqaruar debatin që patën në studio gjatë javës, nga i cili Jasmina doli e përlotur nga skena, ajo u çua dhe i kërkoi edhe Andit të bënte të njëjtën gjë.

Në këtë moment Kadriu i dhuroi një puthje pasiononte Artanit, i cili nuk e priste, por shtoi se i kishte “buzët e ëmbla”.

“Duke qenë se është dita e ‘Shën Valentinit’, në një mënyrë ose në një tjetër nuk doja që ta kaloja vetëm. Ishte diçka e lënë përgjysmë nga takimi me Andin”,- tha pas puthjes Jasmina.

Dyshja kanë realizuar vetëm një takim, por në të u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, duke bërë xheloze disa prej vajzave të tjera në studio.

 

Ndërsa përballja me Mevlanin nuk zgjati shumë, pasi Jasmina tha se përderisa ajo është rritur me një nivel të mirë jetese, të njëjtën gjë do të kërkojë edhe në një lidhje.

Kjo erdhi si përgjigje ndaj përgjithësimit të Mevlanit që bëri për vajzat shqiptare, duke thënë se ato nuk vlerësojnë djalin, por “X5” e tij, pra gjërat materiale.