Konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Durrësit, kandidate për SPAK

Konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Durrësit, kandidate për SPAK

344
0

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka konfirmuar në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit dhe kandidaten e SPAK, Anila Jelën.

 

Mësohet se Jela ka kaluar me sukses kriteret e vlerësimit, të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale.

 

Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007.

 

Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.