Konfirmohet, Lampard trajneri i ri i Çelsit?

Konfirmohet, Lampard trajneri i ri i Çelsit?

204
0

Duket se skuadra londineze e Çelsit është gati të ktheje ish-mesfushorin Frank Lampard në rradhët e saj, por këtë herë jo si lojtar por si trajner i skuadrës.

Pas ikjes pak ditë më parë të Mauizio Sarrit drejt Juventusit, Çelsi duhet patjetër të gjejë një trajner të ri.

Frank Lampard është momentalisht trajner i skuadrës së kategorisë së dytë të Derbi Kaunti. Derbi i ka dhënë të drejtën Lampardit të hyjë në bisedime me blutë e Londrës pasi këta të fundit janë gati të paguajnë shifren prej 4 milion paundësh që Lampardi ka në kontratë me Derbin.

Edhe ish kolegu i tij John Terry, kapiteni legjendar i Çelsit, është më se dakort me kthimin e Lampardit tek Çelsi.

“Ai gjithmonë ka qënë në presion për të fituar këtu tek Çelësi, që nga dita e parë dhe asnjëherë nuk i është larguar sfidave”, u shpreh Terry.

Nëse Çelsi vendos t’i ofroje Lampardit pozicionin e trajnerit, atëherë Lampardin e presin disa sfida të mëdha. Sfida si, zëvendësimi i Hazardit, rregullimi i moralit të lojëtarëve dhe paraqitja e mirë në ligën e kampioneve. Sfida të mëdha për një trajner me pak eksperiencë.