Konfirmimi i variantit Delta të Koronavirusit në Shqipëri / Reagon Tritan Kalo,...

Konfirmimi i variantit Delta të Koronavirusit në Shqipëri / Reagon Tritan Kalo, ka një thirrje të fortë për të gjithë ‘rebelët’ që nuk duan të vaksinohen

324
0

Pas konfirmimit të pranisë së variantit Delta në Shqipëri, mjeku i njohur, Tritan Kalo, ka reaguar në profilin e tij në rrjetet sociale, duke u kërkuar qytetarëve që të vaksinohen për të qenë të mbrojtur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse. Mjeku Kalo shprehet se individë të caktuar që nuk dëshirojnë të vaksinohen, së paku nuk duhet të bëhen pengesë për të tjerët.

 

Mesazhi i plotë i Tritan Kalos:

 

Kohë kovidiane…. 26.07.2021…..NUKU është kurrë vonë për t’u përkujdesur për shëndetin tuaj dhe të të gjithë atyre, të cilët gjallojnë rreth jush…..VETNDËRGJEGJËSIM dhe vetëm vetë-ndërgjegjësim….Hyrja e variantit “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19 është në vijimësi të qarkullimit nëpër botë, edhe të varianteve të tjera që prej atij të Ëuhan-it, nga ishte pikënisja e kësaj Pandemie ose “flame mbarëbotërore”……Masat standarde të stërprovuara ndër dhjetëra vite për uljen e vrullit dhe pakësimin e humbjeve njerëzore, MHD (Maskë, Higjienë personale e kolektive, Distancim social) nuk e kanë humbur aspak vlefshmërinë e tyre KUR dhe aty KU është e mundur, që ato të zbatohen dhe respektohen…..NËSE mes nesh ka individë ose grupe individësh që ngurojnë të VAKSINOHEN kundër virusit Sars-Cov2/Covid-19, së paku MOS u bëni pengues për të tjerët, që ata/ato të përfitojnë nga dobiprurja e procesit të vaksinimit, ulja e mundësisë së infektimit, kalimi i sëmundjes në forma më të lehta si dhe evitimi i hospitalizimeve në forma të rënda të sëmundjes, ose në më të keqen humbjen e jetës prej saj….Jeta e çdo Shqiptari është e paçmimtë për të, për familjen e tij dhe për të gjithë Shqiptarinë…..Në çdo kohë NE jemi për JU në vijën e parë të “luftës me armikun e padukshëm”, që me Punën, Përkushtimin, Profesionalizmin dhe Përkujdesjen tonë t’ju vijmë në ndihmë në përballjen tuaj me infektimin nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..Javë të mbarë miq, kolegë, të afërm dhe bashkatdhetarë….. Together forever!!