Konferenca e III Kombëtare e Financave, Sejko: Rritja e kreditimit ka stimuluar...

Konferenca e III Kombëtare e Financave, Sejko: Rritja e kreditimit ka stimuluar rritjen ekonomike në 3.5 %

523
0

“Rritja e kreditimit ka stimuluar rritjen ekonomike në 3.5 për qind”.  Kështu është shprehur në Konferencën e tretë Kombëtare, Guvernatori i BSH, Gent Sejko i cili më tej pohoi se institucioni që ai drejton ka si synim dhe rol stabilitetin financiar, pa këtë stabilitet nuk mund të ketë mbështetje për ekonominë. Sipas tij mbështetja për ekonominë vjen nga rritja e kreditimit, ndaj kredia është një oksigjen për ekonominë. “Synimi dhe roli që ne kemi si institucion është stabiliteti financiar. Nuk mund të mbështesim ekonominë pa kredinë, pasi kredia është një oksigjen për ekonominë. Rritje e kreditimit ka stimuluar rritjen ekonomike në 3.5 për qind. Ne kemi arritur objektivat dhe po ndikojmë në rritjen ekonomike. Reformat strukturore të ndërmarra nga BSH dhe institucionet e tjera kanë nevojë për bashkëpunim dhe kërkime. Kemi shume tema shumë studime cilësore që janë akoma në proces, do të vazhdojmë të bëjmë punë studimore në funksion të objektivave”, tha guvernatori i BSH, Sejko.