Koncerti i Maluma-s në Tiranë, reperi shqiptar bën thirrjen e papritur: Bojkotojeni...

Koncerti i Maluma-s në Tiranë, reperi shqiptar bën thirrjen e papritur: Bojkotojeni këtë…

547
0

Këngëtari me famë botërore Maluma do të mbajë këtë të hënë koncertin e tij në Tiranë në kudër të turit që po zhvillon në Europë “Papi Juancho Tour”. Por reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, u ka bërë thirrje të gjithëve që ta bojkojnë koncertin e artistit kolumbian.

Reperi ka postuar një story në llogarinë e tij personale në Instagram, ku iu bën thirrje të gjithë ta bojkotojnë koncertin e Maluma-s.

“Populli nuk ka bukë për të ngrënë? Dhe e dini sa ka shkuar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert”, shkruan Stresi duke e shoqëruar me foton e një artikulli që tregon çmimet e grumbulluara nga biletat.Përveç Maluma-s, në këtë koncert do të këndojë edhe artistë shqiptarë si Ronela Hajati dhe Elgit Doda.

Ju kujtojmë se kemi mundur të mësojmë edhe disa detaje nga vizita e shpejtë që këngëtari Maluma do të bëjë në vendin tonë. Bëhet me dije se ai do të qëndrojë në Tiranë vetëm pak orë. Menjëherë pasi të mbarojë perfomancën e tij, ai do të largohet, duke mos kaluar asnjë natë në Tiranë.

 

Ndërkohë që në vendet e tjera të Europës, ai ka zgjedhur të kalojë të paktën 1 natë. Nuk dihet ende shuma që ai do të marrë nga ky event, ndonëse në informacionin që jepet për artistin, thuhet se pagesat për të nisin nga 600 mijë dollarë deri në 1.5 milionë dollarë. Bileta për të ndjekur Malumën live do të kushtojë 6 mijë lekë në rreshtat e parë, dhe 4.500 lekë në rreshtet e mbrapme.

 

Me aq sa kemi mësuar, biletat thuajse janë shitur të gjitha që para 2 vitesh, kur koncerti u anulua për shkak të pandemisë. Dhe për ato më të apasionuarat pas tij, do të kenë edhe mundësinë ta takojnë nga afër.

 

“Meet & Greet” është bileta VIP që iu jep mundësinë të njihni nga afër Malumën dhe të shkrepni edhe një foto me të. Thuajse të gjitha biletat VIP prej 1 mijë dollarësh janë shitur tashmë dhe mes blerësve ka edhe disa personazhe të njohur të shoëbizzit që do të takojnë nga afër këngëtarin.

 

Nëpërmjet një videoje, Maluma ka përshendetur Tiranën dhe të gjithë fansat ku i rikujton të mos mungojnë në koncertin e tij. “Si jeni njerëz, Tirana, unë jam Maluma baby, mos mungoni më 14 mars në “Papi Juancho Tour”, shihemi atje”– ka thënë ai në videon e publikuar.