Komuniteti shqiptar në Kremona festoi Ditën e Pavarësisë

Komuniteti shqiptar në Kremona festoi Ditën e Pavarësisë

817
0

Ashtu sikur është bërë traditë, të gjithë shqiptarët kudo që janë festojnë së bashku festat e Nëntorit, atë të pavarësisë së vendit, si dhe datën e Çlirimit, pra 28-29 nëntor.

Edhe këtë 28 nëntor 2018, komuniteti shqiptar në Cremona të Italisë festoi ditën e pavarësisë. Më shumë se 220 persona ishin të pranishëm.

Këshilltari i Bashkisë Rosita Viola ka sjellë përshëndetje nga Bashkia e Kremones dhe falënderoi për ftesën dhe bëri komplimente për shoqatën që u krijua dhe që organizoi këtë festë.

Presidenti Eduart Plaku dhe nënkryetari Hajazi Landi i shoqatës “Shqipëria e Re” përshëndetën dhe falënderuan të gjithë njerëzit e pranishëm dhe të gjithë qytetarët shqiptarë të Kremones dhe krahinës së saj.

Nënkryetari Hajazi Landi deklaron: “Ishte një festë e bukur dhe të gjithë gëzonin këndimin dhe vallëzimin në traditën tonë me flamuj. argëtimi i fëmijëve të gjithë të bashkuar ishte gjëja më e bukur. Gjëja më e rëndësishme që më goditi ishte jashtë restorantit Tourle, flamuri shqiptar dhe flamuri italian flinin së bashku. Një zonjë që kalonte na bëri komplimente”. Për oragnizimin dhe festën e pavarëisë nga komuniteti shqiptar kanë shrkuar dhe mediat vendase.