Komploti/ Shërbimet sekrete amerikane zbulojnë kush ishin 2 iranianët e dëbuar: JO...

Komploti/ Shërbimet sekrete amerikane zbulojnë kush ishin 2 iranianët e dëbuar: JO DIPLOMATË, por të kamofluar

336
0

Shërbimet sekrete amerikane kanë zbuluar se dy zyrtarët iranianë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast që u dëbuan para dy ditësh nga vendi Shqipëria, nuk ishin diplomatë, por të kamofluar për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë.

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes reagimit të zëdhënëses Morgan Ortagus, gjithashtu shpreh mbështetjen e vendimit të Shqipërisë për ti dëbuar të ashtuquajturit diplomatë. “Ne e vlerësojmë vendimin e qeverisë së # Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur # Iran. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë”.

Kujtojmë se të dy zyrtarët që njiheshin si diplomatë janë shpallur persona ‘non grata’ dhe u kërkua largimi i menjëhershëm i tyre nga vendi për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin që kishin.

Lajmin për shpalljen e diplomatëve si të padëshirueshëm në vendin tonë e ka dhënë ditën e djeshme vetë ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj i cili shkruan:

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka vendosur sot, që përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, z. Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast, të shpallen persona të padëshirueshëm, për shkak të zhvillimit të veprimtarisë në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.