Komiteti i Ekspertëve merr vendimin, Rakacolli: Masat antiCovid do të vazhdojnë pa...

Komiteti i Ekspertëve merr vendimin, Rakacolli: Masat antiCovid do të vazhdojnë pa afat, nuk ka të reja!

309
0

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lërë në fuqi masat kufizuese kundër koronavirusit që ishin deri më sot, 2 dhjetor. Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila theksoi se do të vijojnë ora policore 22:00 me 06:00, ndalimi i grumbullimeve, tubimeve e mitingjeve politike, ceremonive festive dhe atyre mortore.

 

Sipas numrit dy të shëndetësisë, këto masa do të vijojnë për një periudhë pa afat.

 

“Komiteti i Ekspertëve mori vendimin unanim për t’i vijuar këto masa. Ndalohen tubimet, konferencat, ceremonitë e festave dhe ato mortore. Do vazhdojë të jetë në fuqi kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 06:00. Do të kufizohet në këto orare edhe puna në Fast-Food. Universitetet do të vazhdojnë online, administrata do të punojë online, ndërsa shkollat me mësim të alternuar. Këto masa do të vijojnë për një periudhë pa afat”, tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli.