Aktualitet

Komisioni i Edukimit dhe Medias, Ylli Rakipi ‘SHPËRTHEN’ kundër Ramës: Po vishet si Muhamedi, ka synim komunizmin

By vizionc

December 11, 2019

 

Po mbahet në këto momente Komisioni Parlamentar për Edukimin ku po diskutohet edhe mbi 2 projektligjet e Paketës Anti-shpifje të propozuara këto nga kryeministri Rama.

Mes të pranishmëve ishte dhe gazetari i njohur Ylli Rakipi, i cili  ka reaguar ashpër ndaj kësaj pakete dhe ka ngritur tonet ndaj kryeministrit.

Sipas Rakipit, Rama po tenton të instalojë komunizmin.

‘Kjo është iniciativë e kryeministrit dhe kryetarit të Partisë po tenton të instalojë komunizmin, që është Edi Rama. Ju më mirë se ne e shikoni se çfarë ndodh në politikën perëndimore. Paketa anti-shpifje është iniciativë personale e kryeministrit që e ka prezantuar disa herë. Ndoshta disa prej jush jeni të kënaqur me daljet e liderit i cili del me imazhin e Muhamedit, e keni parë si vishet. Pastaj thotë nëpër rrugët e Kasharit, pushojeni këtë hale. Kanë prirje fashiste që e vendosin median online në funsksionin e dy institucioneve që kontrollohen nga qeveria. Do të marrin vendime për të goditur mediat me ato shifra, mbyllje që bën lideri ynë suprem. Urdhëri administrativ duhet të dalë në gjykatë, këtë do të bëni ju deputetë, por dijeni se turp do të jetë’, u shpreh gazetari.

Këto projektligje nuk janë të ngjashme me asnjë iniciativë në vendet demokratike, edhe sikur ju të merrni copëza aty këtu, do t’ju dali shëmtirë dhe do t’ju vijë turp nesër, mbase jo sot, por nesër nga vetja. Disa pronarë që kanë rrëmbyer gjithçka dhe vazhdojnë të rrëmbejnë që paguajnë Edi Ramën, nuk kanë nevojë të shkojnë në gjykatë, kjo është fashiste. Ju po bëni një krim. Kjo praktikë asnjërit nuk i shërben, unë jam dëshmitar i 2 gjyqeve të kryeministrit, më ka thirrur për agjitacion e propagandë dhe kërkon të më dënojë. Një turp i madh, jo për shpifje, merreni me mend çfarë do të bëjë ai në Këshillin e Ankesave që do të caktojë vetë drejtuesit. Ne jemi njerëz që përcjellim atë çfarë ndodh këtu’, tha i revoltuar Rakip