Kombëtarja : Gati per në Kazakistan

Kombëtarja : Gati per në Kazakistan

370
0

Ekipi ynë kombëtar është nisur mëngjesin e sotëm për në Kazakistan, ku do të zhvillojë në 11 tetor ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Përfaqësuesja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është e plotë dhe pa asnjë mungesë nga ndryshimet e njoftuara ditën e djeshme.

Gjithashtu janë marrë edhe përgjigjet e tamponit, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativ ndaj

COVID-19.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor.