Komandanti suprem i NATO-s: Këto janë 3 kërcënime kryesore për Shqipërinë

Komandanti suprem i NATO-s: Këto janë 3 kërcënime kryesore për Shqipërinë

329
0

Bashkë me Komitetin Ushtarak te NATO-s, në Tiranë ishte edhe Komandanti Suprem i kësaj organizate, Curtis M. Scaparrotti. Komandanti ushtarak i NATO-s është historikisht një gjeneral i Ushtrisë ose i Flotës Ajrore Amerikane. Ky post është mbajtur për herë të parë nga Ajzenhauer, Uesli Klark dhe sot, nga gjenerali me 4 yje, Scaparroti. Ai është njeriu përgjegjës për operacionet ushtarake të Aleancës dhe njëkohësisht mban detyrën e komandantit të ushtrisë amerikane në Europë. Curtis Scaparrotti ju përgjigj pyetjeve të “GSH.al” Ai identifikoi 3 kërcënime kryesore për Shqipërinë dhe rajonin: Rritjen e influencës së jashtme, ekstremizmin dhe kthimin e luftëtarëve të huaj. “NATO është e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan. Ne kemi një mision në Kosovë, KFOR, i cili siguron një mjedis të sigurt. Kjo është e rëndësishme dhe ne jemi të përkushtuar në këtë drejtim. Sfidat që ne kemi janë p.sh, një rritje e influencës së jashtme, sigurisht shqetësimet për ekstremizmin dhe kthimi i luftëtarëve të huaj, gjëra, të cilat ne i diskutuam. Pra, këto janë çështjet që sfidojnë situatën stabël, por disi të brishtë në Ballkanin Perëndimor. Ne i trajtojmë gjithnjë me kujdes këto gjëra. Kërkojmë vazhdimisht raportime nga komandantët e KFOR-it për shembull, që të sigurohemi që kemi perspektivën e duhur dhe që mund të japim këshilla shumë të sakta se çfarë nevojitet për të siguruar vazhdimësinë e përforcimit të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe, sigurisht, të punojmë për dialog dhe pajtim atje.” – th ndër të tjera Scaparrotti.