Kolegji Zgjedhor vendim nul. Rama synon të fusë Metën në kurth

Kolegji Zgjedhor vendim nul. Rama synon të fusë Metën në kurth

155
0

Kolegji Zgjedhor  rrezoi vendimin lidhur me kërkesëpadinë e Idajet Beqirit, kreut  të Partisë Uniteti Kombëtar për  ç’regjistrimin nga zgjedhjet. Më herët edhe  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e pranoi kërkesën e tij. Për këtë arsye, Beqiri e ankimoi çështjen në Kolegjin Zgjedhor, i cili në një seancë të zhvilluar me një trupë të përbërë nga Tomor Shkreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa u njoh me pretendimet e të dyja palëve.

Kryetari i Partisë Uniteti Kombëtar, tha se nuk e pranon 30 qershorin në kushtet e krizës politike duke kërkuar çregjistrimin.  “Nuk pranoj 30 qershorin në kushtet e krizës politike. Ishim të bindur se në 30 qershor do bëheshin zgjedhje. U kapëm në befasi nga Dekreti i presidentit. Kërkojmë çregjistrim nga zgjedhjet. Kolegji duhet ta zgjidhë këtë ngërç të krijuar”, deklaroi Beqiri para Kolegjit Zgjedhor.

Në çdo rast vendimi i Kolegjit zgjedhor eshte i pavlefshem juridikisht pasi vetëm Gjykata Kushteuese e ka te drejtën e shqyrtimit te çështjes së dekretit të Presidentit. Sipas konsitucionalisteve vendimi ligjor që duheej te merrte Kolegji Zgjedhor ishte pushimi i gjykimit te padise ose pezullimi deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Maxhoranca e sheh vendimin e Kolegjit Zgjedhor si konfirmim për ligjshmërinë e 30 qershorit, pasi në këtë mënyrë rrëzohet dekreti i presidentit dhe këtë vendim kryeministri Rama do ta përdorë gjatë, si argument ligjor për kryerjen e votimeve. Në fakt Presidenti nuk ishte palë në proces, dhe as Kolegji Zgjedhor nuk ka kompetencë të gjykojë një dekret presidencia, ndaj çdo vendim i dalë prej tij për këtë çështje është i pavlerë juridikisht.,