Kolegji Zgjedhor e certifikoi fitues, Biden: Demokracia e SHBA u testua, koha...

Kolegji Zgjedhor e certifikoi fitues, Biden: Demokracia e SHBA u testua, koha të ndërrojmë faqen

159
0

Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden ka folur për herë të parë pasi zyrtarisht dhe institucionalisht fitorja e tij u njoh edhe nga Kolegji Zgjedhor.

Biden në një fjalim të mbajtur deklaroi se tashmë është koha që SHBA të ndërrojë faqe pasi demokracia e saj u testua, u kërcënua dhe rezultoi të jetë rezistente, e fortë dhe e vërtetë.

”Demokracia amerikane ishte shtyrë, testuardhe kërcënuar dhe provoi të jetë elastike, e vërtetë dhe e fortë.Flaka e demokracisë ishte ndezur në këtë komb shumë kohë më parë.Dhe ne e dimë që asgjë, madje as një pandemi ose një abuzim i pushtetit nuk mund ta shuajë atë flakë. Tani është koha të kthejmë faqen, siç kemi bërë gjatë gjithë historisë sonë, për t’u bashkuar, për të shëruar “,- deklaroi Biden në fjalimin pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

306 vota të Kolegjit Elektoral shkuan për Joe Biden kundrejt 232 për Trump teksa tashmë nuk ka asnjë pengesë që më 20 janar 2021 Biden të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si Presidenti i 46-të i SHBA.

Nga ana tjetër Presidenti në detyrë Trump ka dhënë fjalën se në rast se Kolegji Zgjedhor do të certifikonte fitues Biden-in atëhere do e lironte zyrë, por ai ende s’ka komentuar për këtë dhe s’dihet nëse do e mbajë premtimin.