Kolegët e saj po aderojnë në parti politike, ajo po ateron në...

Kolegët e saj po aderojnë në parti politike, ajo po ateron në një nga festivalet më të rëndësishme në botë

400
0

Aderimet politike të artistëve janë temë e këtyre ditëve, ne Kosove, ndersa aktorja Adriana Matoshi ka zbuluar se do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të Torontos në Kanada.

Adriana e ka zbuluar këtë me anë të një postimi ku shkruan: “Kolegët e mi po aderojnë në parti politike,unë kismet po aTeroj ne TorontoFilmFestival”.

Aktorja tregon se në këtë festival do të shfaqet filmi ‘Zana’, e cili shumë shpejtë do të fillojë të shfaqet edhe në Prishtinë.

‘Toronto International Film Festival'(TIFF) është një nga festivalet e filmit më të ndjekura në botë, duke tërhequr gati gjysmë milionë njerëz çdo vit.