Kodet kanunore në dramaturgjinë shqiptare

Kodet kanunore në dramaturgjinë shqiptare

204
0

Nga Anila Kadija/Londer

 

Shoqata e Artistëve Shqiptarë & Britanikë  ( BAAA) në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Londër patën kënaqësinë të ftojnë për një pasdite, promovim të librit dhe bashkëbisedim tezash-idesh-njohurish, ku Dr Anxhela Çikopano iu referuar librit të saj me titull KODE ZAKONORE NË DRAMTURGJINË SHQIPTARE.

Studiuesja shqiptare, referoi dhe ndau me të interesuarit për këtë argument në detaje dhe shumë gjëra interesante lidhur me kërkimet e saja në aspektit historik-shoqëror- gjeografik të shtrirjes të këtij  katalizatori jete në krahinat shqiptare.

Kanuni është një dëshmi sa e diskutueshme aq edhe e saktë me kodin e nderit, ritualin e jetës, historinë e shtrirjes gjeografike.

Kanuni si shtrat kulturor dhe kodifikues ritual.

Gurët, simbol i fortë kanunor i tokës,  të paprekur sepse kur i lëviz gurët thotë populli është njësoj si të lëvizësh të vdekurit, prandaj nëse ndodhte një gjë e tillë bëhej një kurban për ta shlyer atë mëkat.

“Besa” shqiptare e Sami Frashërit për një audiencë tjetër, pse e ka shkruar turqisht, mesazhi i kohës.

Teatraliteti i kanunit me gjeste, oda e burrave, hedhja dhe pritja e fjalëve bashkë me kutinë e cigares, lëvizja e prushit me mashë nga miku në vatër.. kode pa fjalë por që tregonin një skenë të tërë jete siç ishte mblesëria.

“Emira” e França Santorit është një tregues i lidhjes mes kanunit dhe kulturës që e prodhon atë.

U njohëm me “Judas Macabé” nga At Gjergj Fishta si një vepër që shkrin kufijtë e kanunit, mitit të teatrit.

Me zbërthimet e veprave të dramaturgjisë shqiptare si “Cuca e Maleve” e Leon Papa dhe “Toka jonë” e Kolë Jakovës, si u futën elementë kanonikë në këto vepra artistike duke i shërbyer politikës të atyre viteve.

Vazhdimi i diskutimit mbi veprat e Martin Camajt “Loja e Mbasdreke” dhe Stefano Çapaliku “Allegretto Albania” aspak alegro dhe shumë teza, mendime, studime të tjera mbi Kanunin dhe dramaturgjinë shqiptare bëri tejet interesant bashkëbisedimin.

Me peshën e fjalës së folur dhe jo të shkruar, gjithçka lëvizte brenda mureve të kullave apo shtëpive.

 

I gjithë ky potencial i fortë kulturor, tru unik, i deformuar dje dhe i keqpërdorur sot mban emrin KANUN!

 

Ka pasur sugjerime, kritika konstruktive, mendime personale nga shumë prej të pranishmëve, gjë që e bën këtë organizim edhe më tërheqës.

Ideatori i eventit Z. Tomorr Kokona dhe grupi themelues i kësaj organizate kulturore jofitimprurëse që motivon komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar në aktivitete kulturore të nivelit të lartë.