Klubit serb i ndalohet hyrja në Kosovë përsëri, ja arsyet

Klubit serb i ndalohet hyrja në Kosovë përsëri, ja arsyet

300
0

Klubit të basketbollit nga Serbia, Sloge, i është ndaluar hyrja në territorin e Kosovës, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Hoxha ka thënë për gazetën se klubi serb nuk kishte marrë leje paraprake nga autoritetet kosovare për t’u futur brenda territorit të Republikës së Kosovës, prandaj edhe i është ndalur hyrja të hënën në mëngjes.

“Ekipi në fjalë nuk ka pasur leje nga ministria kompetente, prandaj edhe i është refuzuar hyrja në Republikën e Kosovës”, ka thënë Hoxha

Basketbollistët e Slogës u kthyen mbrapsht nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinë.

Kjo nuk është hera e parë që Slogës i ndalohet hyrja në Kosovë. Muajin e kaluar, klubi nga Batocine ishte kthyer nga kishte ardhur për të njëjtat arsye.

Ky është vetëm rasti i fundit në një varg ndalesash që policia kosovare ua bën klubeve serbe të sportit, të cilat qëllimshëm përpiqen të futen në territorin fqinj për të zhvilluar ndeshje garuese me klubet serbe të Kosovës pa kërkuar leje dhe duke i shkelur rregullat.

Qëllimi i klubit nga Batocine ishte zhvillimi i një ndeshjeje të ligës së dytë serbe të basketbollit në veri të Mitrovicës kundër klubit të ashtuquajtur Trepça