Klubi i njohur nis bisedimet me Ronaldon

Klubi i njohur nis bisedimet me Ronaldon

388
0

Paris Saint-Germain ka bërë hapin e parë për transferimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi

Raportimi nga gazeta sportive portugeze, A Bola, se Cristiano Ronaldio dëshiron të largohet nga Real Madridi, ka aktivizuar menjëherë drejtuesit e Paris Saint-Germain

Sipas tabloidit britanik, Daily Mail, drejtuesit e ekipit nga Parisi tashmë janë takuar me menaxherin e portugezit, Jorge Mendes, për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm, përcjell Express

Paris Saint-Germain thuhet se është ekip që mund të përballoj blerjen e Ronaldos. Por, këtë të fundit e kërkon edhe Manchester United.

Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Cristiano Ronaldos. Për këtë portugezi do të vendos me 3 korrik, pas finales së Kupës së Konfederatave. /Express/