KLP publikon listën e 15 kandidatëve për SPAK/ Jashtë Donika Prela

KLP publikon listën e 15 kandidatëve për SPAK/ Jashtë Donika Prela

378
0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikoi renditjen e 15 kandidatëve për anëtarë të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), në përfundon në procesit të intervistimit të 22 prokurorëve që kanë aplikuar për strukturën më të rëndësishme hetimore të parashikuar nga Reforma në Drejtësi.

Kryetari i Këshillit të Posaçëm për Vlerësimin e kandidaturave për SPAK, Sandër Beci, pasi dha detaje mbi mënyrën se si është realizuar procesi i verifikimit, publikoi listën e 15 prokurorëve që do të vijojnë procedurat për përzgjedhjen në këtë strukturë.

Altin Dumani

Anton Martini

Elisabeta Imeraj

Arben Kraja

Doloreza Musabelliu

Klodian Braho

Enkelejda Millonai

Manjola Kajana

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Elida Kackini

Ndini Tavani

Behar Dibra

Anita Jella

Besnik Muçi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi një bllok raportin e hartuar nga Komisioni i Posaçëm për Verifikimin e kandidatëve të SPAK-ut, i përbërë nga anëtarët jo-prokurorë Sandër Beci e Tartar Bazaj dhe anëtarët prokurorë Arben Dollapaj, Besnik Cani dhe Bujar Sheshi.Pas miratimit të raportit, Këshilli i Lartë të Prokurorisë vijoi procedurën e pikëzimit me dyer të mbyllura, nga ku më pas u hartua edhe lista përfundimtare e 15 kandidaturave për Strukturën SPAK.

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpalli thirrjen për aplikim për prokurorë të SPAK-ut në Shkurt 2019. Në përfundim të afatit 2-javor të dorëzimit të kandidaturave, kishin aplikuar vetëm 6 persona. Për këtë arsye, KLP rihapi garën edhe me dy javë të tjera. Në fund të afatit të dytë, aplikantët arritën në numrin 28.

Nga totali, KLP përjashtoi nga gara 3 aplikantë jo-prokurorë, për shkak se nuk plotësonin kushtet formale ligjore për të qenë anëtar të SPAK-ut.

Në vijim, nga gara e KLP u larguan edhe 3 kandidatë të tjerë, e konkretisht; Vatë Staka, pasi u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë; Shkëlzen Cena, pasi dha dorëheqjen nga gara, si edhe Eugen Beci, pasi u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK).

Në vijim, KLP shqyrtoi dhe intervistoi 22 kandidaturat e mbetura në garë. Në përfundim të procesit të intervistimit dhe shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar nga vetë kandidatët, KLP listoi 15 kandidatët për SPAK.

Gjithësesi, ngritja e Strukturës së Posaçme Hetimore nuk mund të ngrihet menjëherë, pasi një pjesë e prokurorëve të kësaj liste nuk janë përballur me procesin e Vetingut ose nuk kanë ende një vendim përfundimtar konfirmimi në detyrë nga procesi i rivlerësimit kalimtar.