Klaudia Pepa shkëlqen në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias

Klaudia Pepa shkëlqen në tapetin e kuq të Festivalit të Venecias

439
0

Klaudia Pepa vazhdon të na surprizojë. Jo vetëm me projektet e saj të reja që na prezanton edhe përmes profilit në Instagram, por edhe me praninë në eventet e ndryshme artistike. Pak javë më parë, balerina e njohur na përshëndeti nga Amerika, pas së cilës kuptuam se ambiciet e Klaudias i kishin kaluar pritshmëritë e të gjithëve. Kohët e fundit, ajo kishte nisur bashkëpunimin me një nga studiot koreografike më të rëndësishme në Nevada si ‘Milennium Dance Complex’ dhe me koreografin Kyle Hanagami – një prej emrave më të famshëm në fushën e koreografisë në botë, i përmednur edhe mes shumë artistëve e këngëtarëve ndërkombëtarë.

Megjithatë, përtej projekteve artistike që po prek njëri pas tjetrit, të gjithë mbeten pa fjalë edhe nga format perfekte trupore të Klaudias. Për një balerinë si ajo, kjo nuk është edhe aq surprizë, por Klaudia di të plotësojë çdo element tjetër për të shkëlqyer e për të konkurruar, pse jo, edhe me yjet e Hollywood-it.

Si në këtë mbrëmje, kur balerina shqiptare është shfaqur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, Itali.

Edicioni i 72-të i këtij Festivali ka nisur mbrëmjen e sotme dhe për 11 ditë në tapetin e kuq do të parakalojnë me dhjetëra aktorë, regjisorë e producentë nga e gjithë bota.

Në profilin e saj në Instagram, Klaudia ka postuar disa foto nga tapeti i kuq. E veshur me një fustan blu me dekolte të theksuar, Klaudia duket se ka bërë zgjedhjen e duhur për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve jo vetëm për elegancën, por edhe për grimin e pastër, flokët natyralë dhe buzëqeshjen e ëmbël që i zbukuron çdo lloj look-u.

 

Në Festival, mbrëmjen e sotme janë të ftuara edhe aktoret hollivudiane si Jennifer Lawrence, Michelle Pfeiffer etj.