Këngëtari i njohur Klajdi Haruni, dy javë më parë i ftuar në ‘Klanifornia’ pranoi se publikisht së është i dashuruar. Kur Marina u përpoq të zbulonte diçka më shumë dhe e pyeti nëse ishte në një lidhje këngëtari tha po, por preferoi që të mos zbulonte asgjë më shumë.
Por Klajdi mesa duket paska plane edhe më të mëdha dhe po mendon të shkojë drejt altarit.
Në një postim të fundit në Instagram, këngëtari shkruan se do të donte shumë që kënga e re e mikut të tij Flori Mumajesit, e publikuar dje, të ishte kolona zanore e dasmës së tij.
‘Do doja shumë të ishte kartolina e dasmës sime’, shkruan Klajdi.
https://www.instagram.com/p/B4nmFGJhKDg/?utm_source=ig_web_copy_link