Kjo pije e vetme mund të shpëtojë mijëra pacientë me probleme në...

Kjo pije e vetme mund të shpëtojë mijëra pacientë me probleme në veshka

630
0

20150301103538740646

13 mijë pacientë vdesin çdo ditë nga sëmundjet e veshkave të shkaktuara nga dehidratimi. Të gjitha këto vdekje mund të shmangen me një kujdes më të veçantë dhe informim të pacientëve nga mjekët dhe infermierët. Sipas ekspertëve, lëndimi akut i veshkave është një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen sot mjekët, që prek jetën e më shumë se 1.000 pacientëve çdo muaj.

Mungesa e lëngjeve bën që veshkat të mos kenë mundësi të filtrojnë toksinat në gjak dhe t’i nxjerrin nëpërmjet urinës. Toksinat fillojnë të grumbullohen në veshka dhe shkaktojnë probleme të rënda. Ka raste që për të mbijetuar pacientëve u duhet të kryejnë transplant në veshka.

Të moshuarit dhe personat me shqetësime shëndetësore kronike, si sëmundje të zemrës ose diabet, janë më të rrezikuar të preken nga sëmundjet e veshkave.

Problemet në veshka mund të shfaqen si rezultat i një sëmundjeje ose pas përdorimit të medikamenteve të ndryshme. Por mund të ndodhin edhe për shkak të moskonsumimit mjaftueshëm të ujit.

Mënyra më e mirë për të kontrolluar funksionimin e veshkave dhe problemet me to është testi i gjakut, që analizon nivelet e “creatinine”, një përbërës kimik i prodhuar nga muskujt.

Veshkat e shëndetshme e filtrojnë këtë përbërës dhe lëngje të tjera të tepërta nga gjaku dhe i nxjerrin ato në formën e urinës. Nivelet e larta të këtij përbërës në gjak tregojnë për funksionim jo të mirë të veshkave. /Daily Mail – Gazeta Shendeti/