Lajme

Kjo nuk pritej, Shakira dhe Jennifer Lopez bëhen bashkë në koncertin më të madh në botë

By vizionc

September 27, 2019

 

Yjet e muzikës Shakira dhe Jennifer Lopez janë konfirmuar si titullare të Super Bowl 2020.

Koncerti është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe u ndoq nga 98 milion njerëz këtë vit.

Në një deklaratë, NFL tha se dy këngëtaret do performojnë në 2 shkurt në Hard Rock Stadium në Miami.

Shfaqja e tyre do jetë e para që do organizohet nga kompania e Jay Z, Roc Nation.

Të dyja artistet kanë kryesuar tabelat e klasifikimeve me këngët e tyre në gjuhën angleze dhe spanjolle që nga vitet 1990.

Shakira  është një këngëtaret me shitjet më të mëdha në botë të muzikës amerikano-latine dhe ka fituar 3 çmime Grammy. Ajo mori famë ndërkombëtare në 2001 me këngën Whenever, Wherever.

Lopez është e njohur si këngëtare dhe aktore.

“Mezi po pres të tregoj se çfarë ne mund të bëjmë në skenën më të madhe në botë,”-tha JLo.

Ndërkohë Shakira e konsideroi si “një ëndërr të vërtetë amerikane”.